Llapi transferon mbrojtësin qipriot

Skuadra e Llapit po vazhdon të përforcohet para fillimit të sezonit pranveror.
Llapi ka njoftuar se ka transferuar mbrojtësin qipriot, Martinos Christofi, transmeton IndeksOnline.
29-vjeçari vjen nga skuadra finlandeze, FC Lahti, kurse më parë është paraqitur edhe për Ermis Aradippou, Doxa Katokopias, Alki Larnaca e Alki Oroklini.
Njoftimi i plotë:
𝐌𝐢𝐫ë𝐬𝐞𝐯𝐣𝐞𝐧 𝐌𝐚𝐫𝐭𝐢𝐧𝐨𝐬 𝐂𝐡𝐫𝐢𝐬𝐭𝐨𝐟𝐢
29-vjeçari i lindur në Limassol të Qipros përforcon Llapin
KF Llapi njofton se ka arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin Martinos Christofi.
Christofi do forcoj edhe më shumë ekipin tonë dhe do rris konkurrencën në repartin defanziv.
Mbrojtësi qipriot vjen nga skuadra finlandeze, FC Lahti, kurse më parë është paraqitur edhe për Ermis Aradippou, Doxa Katokopias, Alki Larnaca e Alki Oroklini.
Christof është bashkuar me ekipin tonë në përgatitje në Antalya dhe prezantimi i tij është bërë sot nga Presidenti i klubit z. Beqir Batatina, i cili i ka dëshiruar mirëseardhje në mesin tonë./IndeksOnline/