75 Mall Live Search
19:53 / E Enjte, 19 Janar 2023 / Gj. Sh

Llapi transferon portierin e kombëtares shqiptare

Skuadra e Llapit po vazhdon të përforëcohet para fillimit të sezonit pranveror.

Së fundi ata kanë transferuar portierin e kombëtares së Shqipërisë U21, Vokli Laroshi, shkruan IndeksOnline.

“Gardiani” 21-vjeçar ka nënshkruar një kontratë për dy-vite e gjysmë me Llapin.

Njoftimi i plotë:

𝐌𝐢𝐫ë𝐬𝐞𝐯𝐣𝐞𝐧 𝐕𝐨𝐤𝐥𝐢 𝐋𝐚𝐫𝐨𝐬𝐡𝐢

“Gardiani” 21-vjeçar nënshkruan për dy-vite e gjysmë me LlapinKF Llapi ka arritur marrëveshje me portierin shtatlartë Vokli Laroshi, i cili është bashkuar ditën e sotme me ekipin në Antalya.

Laroshi, i lindur në Elbasan, ish-reprezentues i Shqipërisë U21 e rrit edhe më shumë cilësinë e ekipit.

Ka qenë pjesë e Shkëndijës së Durrësit U19 për t’u transferuar më pas tek Partizani i Tiranës dhe së fundmi për një-vit ka qenë pjesë e Turbinës, si kapiten i ekipit.

Laroshi vjen në ekipin tonë pas insistimit të kryetrajnerit Batatina dhe pas bashkëpunimit me klubin e Turbinës të cilët i falenderojmë për korrektësinë dhe profesionalizmin e treguar në transferimin e Laroshit në klubin tonë.

Numri 12 do jetë numri i ri për portierin Laroshi me fanelën dhe ngjyrat e KF Llapit./IndeksOnline/