Llapi transferon talentin Shqiptar

Klubi Futbollistik Llapi, ka prezantuar talentin shqiptar Andri Stafa, si futbollistë të ri të klubit.
Ai është transferuar nga Akademia e kampionit të Shqipërisë, KF Tirana, dhe ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me skuadrën e Llapit, thuhet në njoftimin e klubit, trasmeton Indeksonline.

Mesfushori ofensiv, 20 vjeçar, Stafa i lindur në Tiranë, tha se arsyeja që zgjodhi Llapin para skuadrave tjera është plani afatgjatë i skuadrës si dhe hapësira për të rinjtë që u jepet nga trajneri Batatina.

”Andri menjëherë nesër do t’i bashkangjitet ekipit në përgatitje dhe do të jetë përforcim shtesë për repartin e mesfushës para ndeshjeve të rëndësishme ndërkombëtare që skuadra jonë i fillon në muajin korrik.”, thuhet në komunikatën e KF Llapit./Indeksonline/
