13:18 / E Shtunë, 22 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Llapi tregon forcën si vendas, shënon kundër Feronikelit

Skuadra e Llapit ka kaluar në epërsi që në minutën e 12’ me golin e shënuar nga Ersil Ymeri në ndeshjen kundër skuadrës së Feronikelit.

Në këtë ndeshje e cila po zhvillohet në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë para fillimit u mbajtë 1 minutë heshtje për Gëzim Kaçanikun, ish futbollistin mitrovicas i cili ndërroi jetë disa ditë më parë.

Kjo ndeshje deri në përfundim pritet të jetë mjaftë dramatike pasi që Feronikeli po luan për ta ruajtur vendin e 5-të kurse Llapi po e synon këtë pozitë./Indeksonline/.