75 Mall Live Search
17:16 / E Hënë, 03 Nëntor 2025 / BA

Llapi tregon se si është gjendja shëndetësore e Gnapit

Kapiteni i Llapit, Axel Gnapi, është në gjendje të mirë shëndetësore pas rënies pa ndjenja në ndeshjen e djeshme ndaj FC Drita në Gjilan.

Klubi llapjan ka dhënë detaje shtesë lidhur me gjendjen e tij shëndetësore, ku kanë thënë se ai kishte pësuar vetëm tronditje të lehtë.

”Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, Gnapi shfaqi disa komplikime shëndetësore, ku u desh ndërhyrja e autoambulancës për dërgim urgjent në QKUK, Prishtinë.

Pas incizimeve dhe kontrolleve të detajuara, u konstatua se ai kishte pësuar vetëm tronditje të lehtë, pa dëmtim të trurit – fatmirësisht jashtë çdo rreziku.

Aktualisht, Gnapi është liruar për trajtim të mëtejmë në shtëpi dhe po qëndron nën mbikëqyrje të stafit mjekësor deri në rikuperim të plotë.” thuhet në njoftim.

Postimi i plotë: