Llapi ua jep “lamtumirën” dy futbollistëve

Llapi ka njoftuar se ka ndërprerë kontratën me dy futbollistë.
Skuadra nga Podujeva është ndarë me mbrojtësin e krahut, Bekim Maliqi dhe portierin Arlis Shala.
Ky është njoftimi i klubit:
K.F. Llapi ndërpret bashkëpunimin me Maliqin e ShalënTë dy futbollistëve u dëshirojmë suksese në të ardhmen!Podujevë, 29 dhjetor 2020 – Mbrojtësi i krahut të djathtë, Bekim Maliqi dhe portieri Arlis Shala nuk do jenë më pjesë e Llapit. Me marrëveshje të dyanshme, palët janë dakorduar për mbyllje të parakohshme të bashkëpunimit.Mbrojtësi Bekim Maliqi me Llapin ka zhvilluar gjithsejt 9 paraqitje duke asistuar një herë në 617′ të luajtura.Kurse portieri Arlis Shala me Llapin u paraqit në 3 ndeshje, duke mbajtur portën të pa prekur një herë në 270′ në portë.K.F. Llapi i falenderon për kontributin e dhënë për klubin dhe iu dëshiron suksese në të ardhmen!
