Llapi vazhdon transferimin e ‘tinejxherëve’ të talentuar
Trajneri Tahir Batatina vazhdon politikën e transferimit të futbollistëve të rinjë te skuadra e Llapit.
I fundit që është bashkuar me llapjanët është Besfort Emini nga Vitia.
20 vjeçari ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me skuadrën e Tahir Batatinës. Ky është njoftimi i klubit në faqen zyrtare në facebook.
“Besfort Emini nënshkruan kontratë 3 vjeçare me Llapin
Podujevë, 1 korrik 2019 – Mesfushori me tipare defanzive, Besfort Emini ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me Llapin. Emini, njëherit sot u prezantua si futbollisti më i ri i klubit bardhekaltër.
Besfort Emini, 20 vjeç, i lindur më 27.01.1999, futbollist i ri mjaft përspektiv vjen nga FC Vitia. Ai është produkt i këtij klubi, teksa nga sot edhe zyrtarisht është futbollist i Llapit për 3 vitet e ardhshme”