Llapi zhvillon miqësore me klubin hungarez, ky është rezultati përfundimtar

Klubi futbollistik Llapi, ka zhvilluar sot një ndeshje miqësore me skuadrën hungareze, Tiszakécskei LC.
Ndeshja u zhvillua në Antalya të Turqisë dhe përfundoi me rezultat të barabart 1-1, shkruan IndeksOnline.
Golin për skuadrën e Llapit e ka shënuar sulmuesi i ardhur në këtë afat kalimtar, Rinor Hoxha ndërsa vlen të permendet edhe penalltia e pritur nga portieri Ilir Avdyli.
Kjo ishte një ndeshje parapergatitore e Llapit para ndeshjes finale të Superkupës së Kosovës, ku më 21 janar do të përballet me skuadrën e Ballkanit./IndeksOnline/