75 Mall Live Search
19:26 / E Enjte, 16 Janar 2020 / indeksADMonline

Llapi zyrtarizon edhe një transferim tjetër, e rikthen në skuadër ish-futbollistin e tyre

KF Llapi ka rikthyer në skuadrën e tyre mbrojtësin qendëror, Leutrim Kadriun.

Futbollisti në 6 muajt e fundit ishte pjesë e skuadrës së FC Lirisë, kurse tani ka nënshkruar kontratën për 1 vit e gjysëm me skuadrën e Llapit.

Kadriu i cili është 25 vjeç ka qenë pjesë e Llapit në edicionin 2016/17/18. Kurse më parë ka luajtur edhe për Vushtrrinë skuadër me të cilën hyri në Superligë.

Kurse tani pasi është rikthyer në vendlindje ai ka premtuar se do të jap më të mirën për realizimin e objektivave të klubit./Indeksonline/.