75 Mall Live Search
16:59 / E Premte, 27 Shtator 2024 / Gj. Sh

Llapi e njofton Suhareken me humbjen

Llapi ia ka shkaktuar humbjen e parë FC Suharekës në Superligë.

Skuadra nga Podujeva, në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë, e cila u zhvillua në stadiumin ”Zahir Pajaziti”, ka shënuar fitore me rezultat 3-0, shkruan IndeksOnline.

Llapi kishte epësinë që nga pjesa e parë kur Blendi Baftiu shënoi nga penalltia në minutën e 27-të.

Sulmuesi veteran, Ahmed Januzi dyfishoi rezultatin në minutën e 51-të, ndërsa Arbnor Ramadani vulosi fitoren në 90+1.

Llapi me këtë fitore ka shkuar në kuotën e 13 pikëve, aq sa ka edhe Suhareka dhe Malisheva./IndeksOnline/