75 Mall Live Search
17:06 / E Diele, 14 Shtator 2025 / G T

Llapin nuk e “këndellë” as Muhamet Hyseni, mposhtet nga Prishtina e Re

Skuadra e Prishtinës së Re ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Llapit, në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në Superligë.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Gomes në minutën e 13’të, shkruan Indeksonline

Muhamet Hyseni luajti nga minuta e parë, pas rikthimit – por nuk mjaftoi as sulmuesi ta “këndellë” ekipin e Tahir Batainës.

Prishtina e Re shkon në pozitën e 3-të me gjashtë pikë, kurse Llapi në pozitën e 9-të me dy pikë./Indeksonline/