14:15 / E Premte, 07 Gusht 2020 / indeksADMonline

Llapit i ikë top-ylli i skuadrës: Faleminderit për të gjitha, por po largohem!

Tahir Batatina nuk do ta ketë të lehtë në edicionin e ardhshëm. Behar Maliqi është ylli i radhës që ka vendosur largimin nga Llapi.

Mesfushori i njohur kosovar sapo ka bërë publik këtë vendim”.

“Ju njoftoj që nga sot se nuk do të jem më pjesë e KF Llapit. Falënderoj kryesinë, trajnerët dhe bashkëlojtarët. Një falënderim i veçantë shkon për tifozët e KF Llapit, për mbështetjen e dhënë gjatë kësaj kohe” shkruan Maliqi në njoftim. /Indeksonline/