09:11 / E Premte, 14 Gusht 2020

Llapjanët e ‘rrezikshëm’ fjalosen për pronë, ekspozojnë kallasha e pistoleta!

Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovar pasi të njëjtit kishin një mosmarrëveshje me një familje tjetër, gjatë fjalosjes kanë ekspozuar edhe armë kallash, e gjithë ngjarja ka ndodhur lidhur me një pronë.

Policia ka konfiskuar një pistoletë prodhim gjerman me 92 fishekë si dhe një AK-47 e cila ishte e demoluar tek mekanizmi i goditjes. Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.