75 Mall Live Search
16:56 / E Mërkurë, 27 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Llapjanët gjithmonë human, mbledhin ndihma edhe sonte për shqiptarët

Në thuajse çdo komunë të Kosovës është duke u bërë grumbullim i ndihmave për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Kosovarët janë duke treguar solidaritet të lartë lidhur me të gjithë shqiptarët që janë prekur nga lëkundjet e tokës dhe nuk kanë hezituar për asnjë moment që t’u ofrojnë gjithçka që munden.

Edhe në komunën e Podujevës është duke vazhduar mbledhja e ndihmave edhe sot dhe të njëjtit kanë shprehur ndihmën e tyre në forma të ndryshme edhe gjatë ditës së djeshme./Indeksonline/