18:22 / E Martë, 10 Shtator 2019 / indeksADMonline

Llapjanët në Angli për të përkrahur Kosovën

E gjithë Kosova sytë sot i ka nga Anglia, aty ku Dardanët do të luajnë si mysafir të Tre Luanëve.

Shumë tifozë kanë udhëtuar në Angli për të parë ndeshjen, ku aty janë pritur edhe nga shqiptarët që jetojnë në Britani dhe vendet përreth.

Edhe tifozët e KF Llapit nga Podujeva do të mbështesin Kombëtaren në këtë ndeshje.

Kujtojmë se ndeshja do të luhet në ora 20:45 në stadiumin “St Marys” në Southampton. /IndeksOnline/