Llapjanët rrahen e bëhen “llom”, derisa presin para Emergjencës për t’u kontrolluar

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për një rrahje në Podujevë.
Sipas policisë, 7 persona derisa ishin duke pritur radhën për tu kontrolluar në Emergjencën e Podujevës, pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti, shkruan IndeksOnline.
“LËNDIM I LEHTË TRUPOR-Rr. 19 Qershori, Podujevë 03.03.2021-12:15. Është raportuar se shtatë (7) të dyshuar meshkuj kosovar derisa ishin duke pritur radhazi për tu kontrolluar në emergjencën e Podujevës , si pasoj e një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti ku katër prej tyre janë shoqëruar në polici ndërsa tre të tjerët kanë pësuar lëndime trupore , dy nga ata janë duke u trajtuar në QKMF në Podujevë ndërsa personi tjetër është dërguar në QKUK. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullte”, thuhet në raportin e policisë së Kosoës. /IndeksOnline/
/Foto ilustrim/