75 Mall Live Search
12:55 / E Premte, 02 Korrik 2021 / OSH

Llapjani gjeti një kuletë të mbushur me para, ia kthen pronarit nga Prishtina!

Një qytetar nga komuna e Podujevës dje ka gjetur një kuletë me para në lagjen Veternik të Prishtinës.

Shpëtim Sinani përmes IndeksOnline ka kërkuar pronarin t’ia kthejë atë, ashtu sic edhe e ka gjetur.

Sot, Sinani njoftoj se e ka takuar pronarin e kuletës së humbur dhe ia ka dorëzuar atë.

Padyshim, një gjest i tillë është për çdo lëvdatë./IndeksOnline/