15:10 / E Martë, 26 Janar 2021 / OSH

Llapjani goditet para derës së shtëpisë nga vetura, po pastronte rrugën nga bora

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditën e sotme në fshatin Halabak të Podujevës. Indeksonline mëson se vetura ka goditur para shtëpisë së tij një person, i cili ishte duke pastruar rrugën nga bora.

Indeksonline ka siguruar edhe fotografitë e vendit të ngjarjes ku siç shihet goditja mund të ketë qenë e madhe, bazuar në dëmtimin e veturës. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 12:00 në fshatin Halabak të Podujevës ka ndodhur aksident trafiku, midis një automjeti dhe një këmbësori.

Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime të rënda tupore dhe ai është dërguar për trajtim mjekësor.

Me rastin po merren hetuesit e njësitit rajonal të komunikacionit rrugor, thuhet në njoftimin e Policisë, dhënë për Indeksonlinet.