08:58 / E Premte, 14 Gusht 2020 / indeksADMonline

Llapjani me COVID nuk i përfill rekomandimet për vetizolim

Një qytetar nga Podujeva gjatë ditës së djeshme i cili kishte rezultuar pozitiv me COVID-19, nuk ka përfillur rekomandimet e institucioneve për vetizolim, duke rrezikuar kështu të tjerët, transmeton IndeksOnline.

Policia tutje njofton se ndaj të dyshuarit me vendim të prokurorit është iniciuar rasti në fjalë, ndërsa rastin e kanë cilësuar si “përhapje e sëmundjeve ngjitëse”. /IndeksOnline/