08:30 / E Martë, 09 Tetor 2018 / indeksADMonline

Llapjanin s’ka kush që e ndalë, furnizon me molla edhe shkollat e mesme!

Profesori nga Podujeva, Patriot Rudari ka vazhduar aktivitetin për shpërndarjen e frutave edhe ditën e martë qysh në orët e hershme të mëngjesit.

Sot, ai ka vendosur të shpërndajë molla për nxënësit e dy shkollave të mesme në Podujevë, transmeton Indeksonline.

Në një bisedë të shkurtër për Indeksonline, Rudari ka thënë se nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq.

“I kam mbi 700 kg me i shpërnda edhe tjetër kund. Mendoj t’i ndajë me komshijtë, miqasi e poashtu edhe për nxënësit e shkollave tjera “, ka treguar ai.

Rudari, misionin për shpërndarjen e mollave e nisi ditë më parë, kjo pasi që u inspirua nga qytetarët norvegjez. /Indeksonline/