75 Mall Live Search
11:35 / E Premte, 07 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Lleshaj: Në Shqipëri vriten tri herë më pak njerëz se në SHBA

Ministri i Brendshëm në Shqipëri, Sandër Lleshaj, ka kundërshtuar se kriminaliteti në Shqipëri të jetë në nivele alarmante, sipas tij Shqipëria ka tri herë më pak vrasje se në SHBA si edhe më pak se në shumë vende të zhvilluar na botë.

“Në Shqipëri vriten tri herë më pak njerëz se në Amerikë, më pak se në Lituani. Janë botimet periodike të OKB-së. Nuk jemi në atë nivel kriminaliteti. Nuk jemi në situatë të tmerrshme të kriminalitetit në Shqipëri. Shtimi i turizmit është provë se perceptimi i evropianëve është pozitivë për ne”, tha Lleshaj.