Llogaritej si mesfushori i së ardhmes, Blendi Idrizi ka muaj pa klub!

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Blendi Idrizi, ka mbetur pa skuadër që nga muaji korrik i këtij viti.
Idrizi ishte te Schalke, por tani ka muaj që është pa skuadër, shkruan Indeksonline
26-vjeçari llogaritej si mesfushori i së ardhmes, sidomos te Kombëtarja “Dardane”.

Vlera e Blendi Idrizit në faqen e njohur “Transfermarkt” është vetëm 500 mijë euro.0
Kurse raportohet se lojtari ka oferta nga disa skuadra të njohura të Bundesliga 3./Indeksonline/
