Llogaritej si një lojtar premtues i Kosovës, ja ku ka përfunduar Kabashi

Arian Kabashi është zyrtarizuar në Bullgari ditën e djeshme. Shqiptari është afrimi më i ri i Botev Vratsa në ligën bullgare.
Qendërmbrojtësi kishte ngelur pa ekip në merkaton e janarit që pas largimit nga Ekenas. Lojtari me origjinë nga Kosova, i cili përfaqëson Zvicrën në nivel ndërkombëtar kishte 2 sezone që luante në Finlandë.
Në Veikkausliga, Kabashi ishte aktivizuar për Ekenas, klubin nga i cili mbeti agjent i lirë dhe për Lahtin, një skaudër me emër dhe histori në ligën finlandeze.
Falë agjencisë FishersportLtd që zotërohet nga një shqiptar, 28-vjeçari arriti të sigurojë transferimin në Efbet Liga. Futbollisti helvet preferon të luajë në qendër të mbrojtjes, por nuk e ka problem as pozicionin e anësorit.
Dardani përjeton kështu aventuirën e parë në Ballkan, pasi një pjesë të madhe të karrierës e ka kaluar në ligën zviceriane. Klubi më i madh për Arianin ka qenë ish-skaudra e Balotellit, Sion që gëzon reputacion në ligën e Xherdan Shaqirit.