Llorente ankohet për vapën në ndeshjen ndaj PSG-së

Mbrëmë u zhvillua ndeshja mes PSG-së dhe Atletico Madridit, e vlefshme për Botërorin e Klubeve.
Dhe kampionët e Evropës nuk dëshpruan as këtë herë, ku të cilët mposhtën “Bardhekuqtë” me rezultat 4-0.
Kjo ndeshje shpeshherë kishte pasur pauza shkaku i motit tejet të nxehtë, në Pasadena të Kalifornisë, qytet disa kilometra larg Los Angelesit.
Për këtë Marcos Llorente, u ankua rreth zhvillimit të ndeshjes dhe vapës së madhe të Kalifornisë.
“Është e pamundur të luash kështu, në këtë orë, me këtë vapë. Është tmerrësisht vapë. Më dhembnin thonjtë e këmbëve. Nuk mund të vrapoja mirë… Është e pabesueshme. Meqenëse është e njëjta gjë për të gjithë, nuk është justifikim”, u shpreh Llorente./IndeksOnline/