14:17 / E Mërkurë, 12 Shtator 2018 / indeksADMonline

Lloris i shmanget burgut pasi pranon se voziti në gjendje të dehur

Kapiteni i Francës, Hugo Lloris e ka pranuar se ka vozitur më shumë se dy herë i dehur kur u kapë së fundmi nga policia në Londër.

Portieri i Tottenhamit i Francës ishte ndalur nga policia gjatë një patrollimi rutinor në Glourcester Place, Marylebone, në orët e hershme të mëngjesit të 24 gushtit.

31-vjeçari është shpallur tani fjator në seancën gjyqësore, e cila u mbajtë në Gjykatën e Westminster, transmeton Indeksonline.

Gjykata mori provat e policisë, e cila e kishte kapur Llorisin me veturën e tij, Porsche Panamera duke vozitur me një shpejtësi, 24km/h në zonën 48km/h.

Hugo Lloris holding World Cup

Kur polici e ndali Llorisin, ata e panë portierin në gjendje të dehur dhe e ndihmuan të dalë nga vetura.

Limiti i lejuar në Angli dhe në Uells për nivelin e alkoolit në gjatë vozitjes është 35 mikrogram, ndërsa portieri i Spurs kishte 80 mikrogram.

Kështu Lloris është gjobitur me një shumë prej 50 mijë funtesh dhe 20 muaj konfiskim të patentës së shoferit./IndeksOnline/

Temat: