12:55 / E Shtunë, 21 Shtator 2019 / indeksADMonline

Lloris mungon ndaj Leicester, gjendet pranë gruas së tij që është duke lindur

Në formacionin zyrtar të Tottenham ndaj Leicester nuk figuroi fare emri i kapitenit, Hugo Lloris.

Madje, emri i tij nuk ishte as në listën e bankës rezervë të ‘Spurs’.

Por, faqja zyrtare e Tottenham tregoi pak minuta më vonë arsyen që Lloris po mungon, dhe nuk është ndonjë lëndim, ajo çfarë fansat fillimisht u frikësuan, raporton Indeksonline.

Gruaja e tij është duke lindur dhe Hugo Lloris ka vendosur t’i qëndrojë afër. Gjest ky për t’u duartrokitur nga portieri francez./Indeksonline/