75 Mall Live Search
14:12 / E Premte, 23 Shkurt 2024 / Z S

Llugaliu: S’ka hyrë asnjë monedhë e dinarit që nga Rregullorja e re e BQK-së

Gjatë ditës së sotme është mbajtur mbledhja e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Në këtë mbledhje është diskutuar lidhur me të hyrat gjatë vitit 2023.

Në fjalën e tij para anëtarëve të komisionit Drejtori i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, ka deklaruar se që nga hyrja në fuqi e Rregullores së re të Bankës Qendrore nuk ka pasur hyrje të valutës së dinarit në Kosovë.

“Sa i përket Importi të dinarëve, ministria ka kërkuar që në viti 2021 për të trajtuar aspektin e ligjshmërisë të çështjeve të dinarit. Kemi pasur një studim të çështjes dhe kemi ngritur të BQK-ja. Rregullorja e BQK e ka rregulluar këtë çështje. Me rregulloren e re është specifikuar. Tani as një lëvizje nuk mund të bëhet pa prezantuar autorizimin”, ka thënë ai.

Llugaliu e pranon se ka pasur tendenca për të sjellë dinarë në Kosovë por që ato tha se janë parandaluar./Indeksonline/