12:13 / E Mërkurë, 21 Gusht 2019 / indeksADMonline

“Llugë” në Aeroportin e Prishtinës, “Jemi në grevë!”

Qindra qytetarë po sillen në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës që nga orët e para të mëngjesit.

Greva e punëtorëve ka bërë që tri fluturime të anuloheshin deri tashti dhe disa të tjera të vonohen.

“Jemi në grevë”, është njoftimi që shumë nga punëtorët kanë vënë në tavolinat e punës.

Punëtorët e Aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari” që nga dita e hënë janë në grevë.

Disa nga kërkesat e tyre është pagesa e rrezikshmërisë, rritja e pagës, mos-dallimi në paga të punëtorëve pagesa e një shujte ushqimi në ditë./Indeksonline/