75 Mall Live Search
10:49 / E Martë, 22 Gusht 2023 / LB

‘Llugë’ në arsim, SBAShK merret me minatorët grevistë

SBAShK ka reaguar pas lajmit për ndëshkimin e 151 minatorëve grevistë.

Në reagimin e SBAShK thuhet se përkundër angazhimeve të djeshme janë shqetësuar shumë me vendimin e kryeshefit ekzekutiv të ‘Trepçës’.

“Ftojmë  Ushtruesin e detyrës së kryeshefit ekzekutiv në “Trepça” që të heq dorë nga kjo ide  e ndëshkimit të padrejtë dhe të angazhohet që minatorët të marrin pagat e plota e me kohë”, thuhet ndër të tjera në komunikatën dërguar medieve.

Komunikata e plotë:

Edhe për kundër shumë angazhimeve të djeshme në SBASHK  na ka shqetësuar shumë informacioni se Ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv në “Trepça”  paska marrë vendim skandaloz që të ndëshkojë  151 minatorë  pse ata paskan bërë grevë të arsyeshme sepse u janë vonuar pagat me të cilat ata mbajnë familjet , paga këto që i fitojnë me shumë mund e sakrifica e duke u përballur me të papriturat  që vijnë në thellësitë e tokës.

E gjithë anëtarësia e  SBASHK-ut solidarizohet fuqishëm me minatorët  e gjigantit “Trepça”  dhe i drejtohet  z.  Enisit  që të mos e vë në jetë këtë ndëshkim. Ai duhet të kujtojë të tashmen , por edhe të kaluarën  dhe historinë e ndritshme të minatorëve të Trepçës, që  me sakrificë sublime e me grevën madhështore dikur   ndihmuan që historia e Kosovës  të ndërrojë kahe për të mirë . Solidarizohemi  me këta minator që  shefi  dashka t’i ndëshkojë e t’i frikësojë që në të ardhmen  mos të guxojnë as të përmendin fjalën grevë, por minatorët nuk janë frikësuar kurrë e nga askush. Solidarizohemi se edhe  neve punëtorëve të arsimit  u munduan të na frikësojnë me ndalje mëditjes e të pagës vetëm pse ishim në grevën e lejuar me Ligj e të mbrojtur edhe me Kushtetutë.

Ftojmë  Ushtruesin e detyrës së kryeshefit ekzekutiv në “Trepça” që të heq dorë nga kjo ide  e ndëshkimit të padrejtë dhe të angazhohet që minatorët të marrin pagat e plota e me kohë.