“Llugë” në autobusin e linjës Prishtinë-Gjilan, mbi 80 udhëtarë brenda!

Në qytetet e Kosovës, pothuajse çdo ditë shohim autobusë të stërmbushur me udhëtarë.
Shumë prej tyre detyrohen që të qëndrojnë në këmbë më orë të tëra, shkruan Indeksonline.
Kjo për faktin, se pronarët e kompanive të autobusëve po fitojnë në mënyrë ilegale.
Edhe pse ata nuk kanë të drejtë të marrin më shumë udhëtarë, se sa numri i ulseve, ata nuk po e respektojnë këtë gjë.
Një lexues i Indeksonline, ka dërguar nje video, ku tha se aty ndodhen mbi 80 udhëtarë.
Këtu shihet sesi në autobusin e firmës “Merkatori” në relacionin Prishtinë-Gjilan, ka udhëtarë të shumtë, të cilët qëndrojnë në këmbë./Indeksonline/