75 Mall Live Search
22:33 / E Enjte, 30 Shtator 2021 / OSH

“Llugë” në fshatin Lluga, për Agron Avdijajn kryetar

Agron Avdijaj i Vetëvendosjes vazhdon të marr përkrahje kudo në Istog me kandidaturën e tij. Gra e burra, të rinjë e te reja e kanë mirëpritur Avdijajn në fshatin Lluga, pavarësisht motit me shi.

“PËRKUNËR MOTIT VAZHDON ENTUZIAZMI DHE MOBILIZIMI PËR NDRYSHIM

Në fshatin Lluga në një takim të përzemërt me qytetarë, u diskutua për ndryshimin e domosdoshëm që i duhet Istogut, e që asnjëherë nuk ka qenë më pranë.

Në këtë takim se bashku me mua te pranishme ishin kandidatet për Asamble Elona Iberdemaj dhe Fjolla Fetahaj si dhe bartësi i listes Florin Dreshaj. Në bashkëbisedim me qytetarët theksuam nevojën që ka Istogu për qeverisjen lokale të Lëvizjes në Komunen e tonë.

Fitorja e Lëvizjes është tashmë çështje ditësh, e motivi i qytetarëve për qeverisje të pastër e komunë zhvillimor na obligon të gjithëve që të punojmë pareshtur për ndryshimin e madh që do të ndodh më 17 tetor” shkruan Avdijaj në njoftim.

Mikpritje dhe entuziazëm ka patur edhe tek familja Shatri në Tomoc.”Në përfundim të ditës së sotme, u mirëpritëm ngrohtësisht në familjen Shatri, në fshatin Tomoc. Ishim bashkë me kandidatin për Kuvend Komunal, Arian Shatri.

Shpresa për ndryshimin e qeverisjes dhe përmirsimin e kushteve jetësore e mirëqenie, ndiehej edhe në këtë fshat.

Prioriteti ynë janë nevojat e interesat e përditshme të qytetarëve të Tomocit e të të gjitha fshatrave të komunës sonë. Prandaj e kemi maksimal angazhimin e mobilizimin. Prandaj edhe do t’ua kthejmë qytetarëve Komunën, siç edhe duhet të jetë” shkruan kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Istogut në postim.