75 Mall Live Search
11:25 / E Mërkurë, 04 Tetor 2023 / L K

“Llugë” në Istog, arrestohen dy persona, lëndohen policët, për një pronë të shpronësuar para 40 vitesh

Situata ka eskaluar dje në mesditë në Istog. Shkak për këtë është bërë një pronë e shtetit e cila nga familja Bytyqi cilësohet si pronë private.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se prona që gjindet afër tregut në Istog është shpronësuar nga pushteti i atëhershëm në vitin 1983.

Familja Bytyqi nuk pajtohet me këtë vendim dhe pronën e cilëson si private.

Kur një kompani private e kontraktuar nga komuna e Istogut nisi dje punimet në këtë parcelë, familja Bytyqi ka kanosur punëtorët e kompanisë.

Për këtë është dashur intervenimi i policisë të cilët kanë arrestuar dy familjarë. Madje gjatë aksionit dy policë janë lënduar lehtë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar 48 orë në mbajtje./Indeksonline/