10:43 / E Premte, 14 Gusht 2020 / indeksADMonline

“Llugë” në komunën e Prishtinës, pas lehtësimit të pagesës të tatimit në pronë

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se nga sot kanë suspenduar kushtëzimin e pagesës së tatimit në pronë për ta paguar taksën e rrugës për regjistrimin e veturave.

Por sot, një numër i madh i qytetarëve të Prishtinës ia kanë zënë derën Ahmetit.

Siç duke lehtësimi i pagesës së tatimit së taksës për regjitrim të veturave e kanë mirëpritur mjaft mirë.

Në një fotografi që ka dërguar lexuesi i IndeksOnline shihet se radha e qytetarëve është koxha e madhe.

Ndryshe, Ahmeti kishte thënë se për t’i shmangur radhët dhe për ta larguar pritjen dhe deri në thjeshtësimin e mëtutjeshëm të pagesave për këtë kushtëzim  e ka suspenduar këtë kushtëzim deri me datën 31 gusht kur do ta vlerësohet prapë. 

Ai tha se këtë duhet ta bëjnë çdo muaj për tu siguruar që nuk po dëmtohet buxheti shumë. /IndeksOnline/