75 Mall Live Search
10:36 / E Shtunë, 18 Maj 2019 / indeksADMonline

“Llugë” në Ligën e Parë, sot mësoni skuadrën e re të Superligës dhe shumëçka tjetër

Liga e Parë do të ketë sot vëmendjen e admiruesve të futbollit kosovar. Nga ora 16:00 do të zhvillohen ndeshjet e javës së fundit të Ligës së Parë ku do të hiqen shumë dilema.

Besa do të kërkojë fitore në udhëtim te Kika për të siguruar Superligën. Por, këtë nuk do ta ketë të lehtë ngase Kikës i nevojiten pikët për mbijetesë.

Me mendje në Hogosht e me trup në Klinë, Dukagjini nuk pritet të ketë punë të vështirë në ndeshjen ndaj Drenasit.

Tejet ineresante do të jenë përballet e pjesës së poshtme tabelare pasi që sot plot pesë skuadra luajnë për fitore në synimin për mbijetesë./Indeksonline/