“Llugë” në Prizren për t’u vaksinuar kundër Covid19

Një numër i madh i qytetarëve është para para dyerve të sallës së vaksinimit në Komunën e Prizrenit në orët e mëngjesit të sotëm.
Ne fotografinë që kanë dërguar lexuesit e IndeksOnline shihet se dhjetra persona ishin grumbulluar para hyrjes së sallës sportive “Sezair Surroi” duke pritur që të vaksinohen kundër Covid19.
Një lexues është ankuar që pavarësisht terminit të caktuar i duhet të pres me orë që të imunizohet.

Ndryshe, dje në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja antiCovid.
Nga data 20 gusht deri më 10 shtator, hyrja në diskoteka, në ambientet ku mbahen ahengjet familjare, tubimet masive, festivale e tjera, të cilat kanë kapacitetet deri në 100 persona, lejohet vetëm nëse klientët kanë një dëshmi si certifikate të vaksinimit, testit PCR negativ, dëshmi së personi ka kaluar coronavirusin, ose rezultat pozitiv të antitrupave.
Po ashtu, pas vendimit, në institucionet publike ndalohet hyrja pa maska dhe obligohet bartja e maskave në ato ambientet./IndeksOnline/
