“Llugë” në Shqipëri, thyhen dyert e KZAZ-së nga mbështetësit e PD-së
Punonjës të Policisë Bashkiake të Tropojës dhe mbështetës të Partisë Demokratike kanë thyer me forcë derën e KZAZ-së nr.9, e cila ishte vendosur në ambientet e muzeut të qytetit.
Ky veprim erdhi pas disa shkresave që bashkia i kishte dërguar anëtarëve të KZAZ-së për të liruar ambientet dhe për të dorëzuar materialet në bashki, në zbatim të dekretit të Presidentit të Republikës që ka zhdekretuar datën 30 qershor për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.
Gjatë mësymjes, pati përplasje fizike me forcat e policisë. Materialet e kutive të votimit janë hedhur, ndërsa kompjuterat janë dërguar në ambientet e bashkisë.
Pas Shkodrës, Tropoja është qyteti i dytë ku bashkia përplaset me policinë për lirimin e ambienteve të KZAZ-ve. /a2/