75 Mall Live Search
13:20 / E Premte, 28 Qershor 2024 / L K

“Llugë” romantike nga tre futbollistët e njohur gjermanë

Ish-portieri gjerman Roman weidenfeller njoftoi divorcin nga Lisa Rossenbach në nëntor të vitit të kaluar dhe kjo ishte hera e dytë që ata ndaheshin. Ata bënë të njëjtën gjë në vitin 2018, përpara se të pajtoheshin sërish dy vjet më vonë.

Ata kishin dy fëmijë në martesë, por tashmë dashurisë së tyre i ka ardhur fundi.

Lojtari i Augsburgut, Arne Maier , i cili është 18 vjet më i ri se weidenfeller, është dashuria e re e ish-bashkëshortes së portierit të pensionuar.

 25-vjeçari Maier, i cili është gjithashtu 12 vjet më i ri se Lisa, dyshohet se e ka takuar për herë të parë në nëntor, para se të bëheshin çift në janar të këtij viti.

Maier ishte në lidhje me influencuesen gjermane Melissa Deines , e cila tani është në një lidhje me sulmuesin e Borussia Mönchengladbach, Robin Hack./Indeksonline/