16:10 / E Mërkurë, 10 Korrik 2019 / indeksADMonline

Lluka i quan shqetësuese të gjeturat e Auditorit të Përgjithshëm për kompanitë “Drini i Bardhë” dhe “Hidroregjioni Jugor”

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka përmes një shkrimi të postuar në llogarinë Facebook ka reaguar në lidhje me të gjeturat e Auditorit të Përgjithshëm për kompaninë rajonale të ujitjes “Drini i Bardhë” dhe kompaninë rajonale të ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor”.

Lluka këto të gjetura i ka quajtur shqetësuese, të papranueshme dhe në kundërshtim me politikat e ministrisë që udhëheqë, rrjedhimisht do të kërkohet llogaridhënie, përcjellë Indeksonline.

“Gjatë 2 viteve të fundit kam bazuar punën e Ministrisë mbi dy parime bazë: llogaridhënie dhe transparencë, si vlera bazë për ndërtimin e një sistemi demokratik dhe qeverisjeje efektive. Kjo kërkohet pa përjashtim për të gjitha organizatat dhe entitetet nën mbikëqyrjen e Ministrisë së zhvillimit Ekonomik.

Të gjeturat e Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2018 për këto dy ndërmarrjet publike [“Drini i Bardhë” dhe “Hidroregjioni Jugor”] kanë nxjerr në pah menaxhim jo adekuat dhe kontroll të dobët financiar me këto asete publike. Dështimi zingjirorë, Bord i Drejtorëve, Komitet i Auditimit dhe Menaxhment, është i papranueshëm”, ka shkruar ministri.

Tutja ai ka shtuar se pas përfundimit të analizave të brendshme dhe sqarimeve të nevojshme, do të kërkoj përgjegjësi, duke mos përjashtuar asnjë masë që parashihet me legjislacionin në fuqi për ndërmarrjet publike./Indeksonline/