11:49 / E Mërkurë, 11 Korrik 2018 / indeksADMonline

Lluka: Po shikojmë mundësitë ta ndihmojmë Postën (Video)

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka ka raportuar në Komision lidhur me gjendjen financiare të Postës dhe mundësitë se si të tejkalohet kjo gjendje.

Posta e Kosovës ka kohë që është futur në një krizë financiare, kjo për shkak siç thotë ministri të rënies së shitjes së shërbimeve postare.

Ministri Lluka ka thënë se si Qeveri e vendit po shikojnë mundësitë se si ta subvencionojnë Postën.

“Posta e Kosovës po përballet me probleme të vazhdueshme, kryesisht të trendëve globale, po edhe për shkak të rënies së shitjes së shërbimeve postare. Mirëpo, si Qeveri jemi duke shikuar mundësitë për t’i ndihmuar në disa forma. Kemi kërkuar nga drejtori i ARKEP-it të  bëjë një vlerësim të gjendjes dhe të na dërgoj koston. Shpresojmë që ta marrim këtë javë dhe ta dërgojmë në qeveri dhe potencialisht ta subvencionojmë këtë shërbim postar. Tre mujorin e këtij viti ka pas rënie,edhe në shitje edhe në fitim.  Do të shikojmë se si ta ndihmojmë postën. Një nga format është shpërndarja e skemës sociale përmes postës. Hapësirë ka Qeveria, dhe kjo do të rrisë për 1 milionë qarkullimin. Ka edhe forma tjera, për shembull neper qendrat e regjistrimit në Kosovë, ku posta duhet të jetë në të gjitha ato vende ku kryhen pagesa”, ka thënë Lluka.

Në këtë komision janë edhe disa pika të rëndit të ditës, mirëpo ndër to për të cilat raportoj Ministri ishte gjendja financiare jo e mirë e Postës tash e sa kohë./Indeksonline/