Lluka takohet me Tomorr Morinën: Djemtë si Tomorri kanë dhënë shumë për vendin
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, është takuar me ish-ushtarin e UÇK-së, Tomorr Morina, i cili ishte arrestuar nga policia maqedonase me fletarrest të lëshuar me kërkesë të Serbisë.
Përmes një statusi në ‘Facebook’, Lluka thotë se shpreson që ky të jetë arrestimi i fundit që bëhet me kërkesa të fletarresteve serbe.
Statusi i tij i plotë
Sot pata kënaqësinë të kaloj pak kohë në Gjakovë me Tomorr Morinën, i cili u mbajt padrejtësisht në Maqedoninë Veriore për 20 ditë, përmes një fletarresti të lëshuar nga Serbia ndaj luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Djemtë si Tomorri kanë dhënë shumë për vendin për të pasur trajtim të tillë jashtë kufijve të Kosovës, nga vendet fqinje. Shpresoj të jetë arrestimi i fundit në emër të fletarresteve serbe.
