75 Mall Live Search
12:34 / E Enjte, 18 Qershor 2020 / indeksADMonline

Lluka tregon se çfarë u bisedua në takimim me Hotin, kritikon VV-në e PDK-në

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka thirrur për një takim sot liderët e partive politike.

Takimi u mbajt me qëllim të bashkërendimit të qëndrimeve të spektrit politik të vendit, në procesin e dialogut me Serbinë, si edhe në prag të vizitës më 27 qershor në Uashington, derisa u bojkotua nga VV – PDK.

E, në emër të AKR-së, në këtë forum mori pjesë Valdrin Lluka, i cili tregoi se çfarë  u bisedua, derisa krikitoi opozitën për mospjesmarrje.

“Do ta shohim pra, mosnegocimin territorial të vendit, po ashtu asgjë të mos negociohet çfarë është antikushtetuese dhe normalisht të mbrohet vendi si tërsi. Dhe, kjo për ne normalisht është shumë me rëndësi dhe parimisht shprehëm mbështetjen e plotë si parti, pra si AKR.

Dhe, gjithashtu biseduam edhe për planin tash e tutje se çfarë qasje do të ketë. Plani i z.Hoti parasheh një rritje të transparencës në këtë dialog, parasheh dhe të krijojë një komision brenda parlamentit, por gjithashtu edhe një grup të ekspertëve, që do të jetë pranë Kryeministrisë, që do të ndihmojë në këtë proces.

Ky grup do të jetë nga njerëz që kanë qenë të involvuar më herët në negociata të ndryshme, pra të ketë një memorie institucionale në këtë proces dhe ky grup do të ketë sukses. Këtu duhet ta kemi edhe mbështetjen e opozitës.

Opozita për fat të keq s’ishte pjesë e këtij forumi, shpresoj që do të ketë reflektim pas prezantimit të këtyre pikave të z.Hoti te qytetarët”, tha ai./Indeksonline