75 Mall Live Search
22:21 / E Premte, 26 Shkurt 2021 / AR

Llukmani: Frigoriferat e vaksinave erdhën, shiringat gjatë javës…si ato foret e kamarierit

Ernest Zymberi u bë i njohur nga publiku shqiptar falë serialit komik “O sa mire”, në rolin e Llukman Avdilit.

Ai njihet për batuta të shumta, që i publikon edhe në rrjetet e tij sociale, shkruan Indeksonline.

Sonte publikoi një status në llogarinë e tij në Facebook, duke ironizuar për ardhjen e vaksinave në Kosovë, madje këtë gjë e krahasoi me “fore të kamarierit”.

“Frigoriferat e vaksinave erdhën, shiringat po vijkan gjate javes…

Si ato foret e kamarierit diqysh…niher ta bjen shpuzoren, tani lugen e  pirunin…dikur kripen e biberin…tani vjen ajo pyetja e famshme :

Mfal cka pate per porosi ?”, shkroi ai./Indeksonline/

No description available.