75 Mall Live Search
20:55 / E Premte, 19 Mars 2021 / OSH

Llumnica flet për ndeshjet e marsit: Pse jo, të nxjerrim një pikë së paku me Suedinë në “Fadil Vokrri”

Kosova gjatë muajit mars do të luaj 3 ndeshje, ky dy nga to janë për kualifikime në Botërorin e vitit 2022.

Në lidhje me ndeshjet e muajit mars, Indeksonline ka kontaktuar me analistin e njohur, Ardian Llumnica që ka dhënë opinionin e tij për ekspeditën e Kosovës në këtë muaj.

Ai u shprehë se Kosova do të përballet me kundërshtarë shumë më të fortë por shpreson në paraqitje dinjitoze.

“Nuk do mend që kemi të bëjmë me kundërshtarë shumë herë me të fort se ne, e mos të flasim për Spanjën që është superfuqi botërore në futbollë.”

“Ne në të kaluarën jemi përballur me kombëtaren të nivelit botërore, me Anglinë, andaj shpresoj në paraqitje dinjitoze kunder suedezëve dhe spanjollëve. Pse jo, të nxjerrim një pikë së paku me Suedinë në “Fadil Vokrri” u shprehë ai.

Tutje, Llumnica foli edhe për pozitën e Bernad Challandes. Ai beson në rast humbjeje do të vjen shkarkimi ose dorëheqja.

“Puna e trajnerit dhe selektorit asnjëherë nuk është e sigurt. Ne kemi hyrë në një cikël tjetër eliminator dhe se besoj që edhe në rast humbjeje do të vjen shkarkimi ose dorëheqja”, tha ai.

Në fund, Llumnica foli për listën e futbollistëve të ftuar. Ai beson se Mirlind Dakut e ka merituar së paku ftesën nga lojtarët e Superligës.

“Thënë të drejtë kundërshtarët tanë janë shumë më të fort, nuk janë modest si në disa raste që i kemi pasur.”

“Këta kundërshtarë kërkojnë edhe nivel të futbollisteve dhe ligës, e di. Por e di qe edhe shijet e trajnerëve janë të ndryshme.”

“Në këtë rast mendoj që Daku e ka merituar së paku vetëm ftesën përshkak të statistikave brilante që i ka në Superligë”, përfundoj ai.

Kosova do të luaj miqësore kundër Lituanisë me 24 mars në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Pastaj me 28 mars, Kosova e pret në “Fadil Vokrri” kombëtaren e Suedisë në kuadër të Kualifikimeve për Botëror.

Ndërsa me 31 mars do të jetë mysafire e Spanjës, ndeshje e vlefshme për Kualifikime në Botëror./Indeksonline/