Loading… 99%

Ky ishte nënslogani që u shpalos mbrëmë nga aktivistët dhe përkrahësit e kandidates për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, znj. Bahrije Hyseni.
Nga ora 18, në një ambient pune I cili ishte I ‘branduar’ me nënsloganin “Loading… 99%”, në qytetin e Ferizajit, përveç përkrahësve të shumtë, ishin prezent edhe Kryetari I Degës së LDK-së në Ferizaj, z. Visar Azemi.

Ai me një fjalë përshëndetëse falenderoi të gjithë përkrahësit, kandidatja për deputete znj. Ibadete Mehmeti dhe edhe znj. Bahrije Hyseni.

Në një fjalim të shkurtër znj. Hyseni, përveç falenderimeve e mirënjohjes për mbështetje dhe organizimin e mbrëmshëm, tha se në vazhdim do të jap edhe arsyet e tjera të kandidaturës dhe entuziazmit të saj, për të kurorëzuar thënien e saj të para disa ditëve “kam 99 arsye pse kam nisur këtë rrugëtim”.

Nën tingujt e muzikës së lehtë qytetare, me pak pije e ushqim, të pranishmit patën rastin që të kalojne kohë së bashku, para se të fillojë fushata zyrtare zgjedhore.