15:18 / E Premte, 12 Mars 2021 / OSH

“Loco zhytet po kurrë nuk do mbytet”, Elvisi reagon pas largimit nga “Përputhen”

Elvisi është larguar nga programi “Përputhen”, pas një debati të ashpër.

Ai kishte postuar një fotografi me të cilën u ofendua Antonela, pasi ajo akuzoi Atdheun se ai puthi atë me forcë.

Në postimin e Elvisit, thuhej se janë dy lloj monstrash, një ndër të janë femrat që bëjnë çfarë duan dhe akuzojnë për manjakëri sekuale.

Pas kësaj ai debatoi ashpër edhe me opinionistin Arjan Konomi, i cili edhe kërkoi largimin e Elvisit.

Gjatë episodit të djeshëm Elvisi u kërkoi falje të gjithë atyre që ishin ofenduar nga postimi i tij teksa edhe kërkoi largimin e tij nga emisioni.

Pas largimit nga “Përputhen”, Elvisi ka hyrë në Instagram për të reaguar në Instastory me një fotografi të vetes duke shkruar se koha do t`i zbuloj të vërtetat dhe gënjeshtrat që janë thënë në studio.

“Loco zhytet po kurrë nuk do mbytet”, tha Elvisi në mbishkrimin e fotografisë.