17:23 / E Martë, 10 Korrik 2018 / indeksADMonline

Lodhuni sa të doni në palestër, nëse nuk hani këto ushqime pas stërvitjes muskujt nuk do të formohen

Për të ndërtuar masë muskulare nuk duhet vetëm të ushtroheni apo të ngrini pesha. Trupi kërkon gjithashtu vlerat ushqyese në mënyrë që muskujt të marrin formë e masa dhjamore të shkrijë. Ky është pikërisht gabimi që nuk duhet të bëni ! Të ushtroheni, por mos të ushqeheni pas palestrës për të shmangur kilet e tepërta? Po muskujt? Nëse do të hani ushqimet e duhura, nuk do të shtoni peshë dhe do të përshpejtoni procesin e tonifikimit
1. Mishi i bardhë i pulës
Mishi i bardhë i pulës është i pasur në proteina dhe i varfër në kolesterol apo yndyrë. Ekspertët e fitnesit thonë se gjoksi i pulës është gjithashtu një burim i shkëlqyeshëm i vitaminave B dhe kjo është arsyeja pse ky ushqim duhet ngrënë pas palestrës për të ndihmuar muskujt të formohen.
2. Vezë
Vezët janë një burim i shkëlqyer i proteinave. Ato janë të pasura në amino acide të cilat janë shumë të rëndësishme për ndërtimin e muskujve. Acidet yndyrore të shëndetshme omega-3 gjithashtu mund sigurohen nga vezët. Nutricionistët thonë se acidet yndyrore omega-3 janë elementë kryesorë në mbajtjen e muskujve të shëndetshëm
3. Mish i kuq (viçi)
Mishi i kuq mund t’ju ndihmojë gjithashtu të fitoni masë muskulore pasi është shumë i pasur me proteina. Për më tepër, është një burim i shkëlqyeshëm i hekurit, një mineral që ndihmon në transportin e oksigjenit në muskujt tuaj.
4. Kosi& Djathi
Bazuar në hulumtime të shumta shkencore, ndërtimi i muskujve mund të përshpejtohet duke përfshirë në dietë kosin apo djathin kjo falë proteinave që gjenden në këto nënprodukte të qumështit.
5. Arra
Nëse jeni vegjetarian ose thjesht dëshironi të reduktoni yndyrën dhe kolesterolin, por sërish kërkoni të ndërtoni masë muskulare duhet të hani rregullisht çdo ditë arra, bajame dhe kikirikë
6. Farërat
Ashtu si frutat e thata dhe farërat janë gjithashtu burime të shkëlqyera të proteinave bimore. Shtimi i farave në dietën tuaj ndihmon gjithashtu që të siguroni sasi të mirë të kalciumit, hekurit, bakrit dhe kaliumit.