Loftus-Cheek humb sezonin, do t’i nënshtrohet një operacioni
Mesfushori i AC Milan, Ruben Loftus‑Cheek, është detyruar të largohet nga fusha në minutat e para të ndeshjes kundër Parma Calcio 1913 në Serie A pas një lëndimi të rëndë në fytyrë.
Lëndimi ka ndodhur gjatë një duel ajror me portierin e Parmës, Edoardo Corvi, teksa Loftus‑Cheek përpiqej të ndante topin. Pas përplasjes, mesfushori u transportua menjëherë në spital për ekzaminime të detajuara, shkruan Indeksonline
Lojtari ka pësuar një frakturë të kockës alveolare, kocka që mban rrënjët e dhëmbëve të sipërm. Dëmtimi ka shkaktuar gjithashtu thyerje të disa dhëmbëve të sipërm.
Loftus‑Cheek do të i nënshtrohet një operacioni kirurgjik gjatë natës për stabilizimin e frakturës.
Mjekët e Milanit e konsiderojnë këtë lëndim serioz, dhe rikuperimi i plotë do të kërkojë kohë të gjatë, duke rrezikuar pjesëmarrjen e mesfushorit në pjesën e mbetur të sezonit./Indeksonline/

