Loftus-Cheek pëson lëndim të rëndë, largohet me barrelë nga fusha
Skuadra e Milanit është duke luajtur ndaj Parmas, ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Serie A.
Në minutat e para të ndeshjes, mesfushori Loftus-Cheek ka pësuar një lëndim të rëndë në kokë, shkruan Indeksonline
Gjatë një dueli me portierin, Corvi – mesfushori anglez ra pa ndjenja në fushë.
Mjekët intervenuan shpejt dhe tashmë lojtari është larguar me barrelë nga fusha për ta dërguar në spitalin më të afërt në Milano./Indeksonline/

