75 Mall Live Search
11:03 / E Mërkurë, 20 Nëntor 2024 / MSH

Logan Paul akuzohet se ka mashtruar fansat mbi investimet në kripto

Logan Paul, personaliteti i famshëm në rrjete sociale, po përballet me hetime të reja mbi marrëdhëniet e tij me kriptovalutat, mes shqetësimeve të vazhdueshme se ai mund të ketë përfituar duke mashtruar ndjekësit e tij.

Dëshmitë e siguruara nga BBC-i sugjerojnë se ai promovoi investime pa zbuluar se kishte një interes financiar në to.

Ndikimi i Paulit, kanali i të cilit në YouTube ka më shumë se 23 milionë ndjekës, duket se ka bërë që çmimet në këto investime të rriten, duke çuar në sugjerime se ai mund të kishte përfituar nga shitja e çdo token-i që mbante.

Logan Paul, gjithashtu përballet me një padi shumë milionëshe për një projekt të dështuar kriptosh të quajtur “CryptoZoo”.

Ai mohon çdo keqbërje, teksa kishte paralajmëruar BBC-në se do të përballej me pasoja nëse publikohen gjetje./IndeksOnline/