75 Mall Live Search
08:30 / E Premte, 12 Qershor 2020 / indeksADMonline

Logjika e transferimeve të Romës, ofron një 21 vjeçar për ta transferuar një 31 vjeçar

Ekipi i Romës ndër vite ka dëshmuar se ka plan të dobët të të bërit merkato.

Këtë e ka dëshmuar edhe me ofertën e fundit drejtuar Arsenalit, transmeton Indeksonline.

Sipas ‘Corriere dello Sport’, Roma ka ofruar Justin Kluivertin si pjesë e ofertës për ta transferuar 31 vjeçarin e Arsenalit, Henrikh Mkhitaryan.

Armeni gjatë këtij sezoni ishte i huazuar në Romë dhe duket se i ka lënë mbresa trajnerit, Fonseca Paulo.

Mikhi këtë sezon më shumë ishte jashtë fushave për shkak të lëndimeve që pati./Indeksonline/